Kryeziu i UNDP-së tregon se si do të shfrytëzohen kuponët e dhënë për 2 mijë familjet skamnore

Dje zyrtarisht, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, si reagim të menjëhershëm ndaj COVID-19, dhe në përputhje me mandatin për të zhdukur varfërinë dhe për të zvogëluar pabarazitë, i dorëzoi Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)/Departamentit për Politika Sociale dhe të Familjes kuponë që do t’u shpërndahen 2.000 familjeve që janë përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale.
Në Kosovë, rreth 25,000 familje me rreth 100,000 anëtarë përfitojnë nga Skema e Ndihmës Sociale. Ky numër ndryshon ndër vite, megjithatë, pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, numri është rritur duke marrë parasysh që një numër i konsiderueshëm i njerëzve kanë mbetur pa punë.
Për të folur më shumë rreth projektit dhe kuponëve, sot në një intervistë në RTK, detaje ka thënë menaxheri i projektit në UNDP, Alban Kryeziu.
Ai ka shpjeguar se kush saktësisht ka përfituar kuponë dhe si mund të shfrytëzohen ata.
Kryeziu ka folur edhe rreth programeve që UNDP në bashkëpunim me MPMS dhe APRK i kanë shpallë me 6 gusht në mbështetje të punëkërkuesve të riatdhesuar në Kosovë, të cilat po vazhdojnë të jenë të hapura.
Ndiqeni intervistën e Kryeziut: