Gjilani mbetet në San Marino, ndeshja shtyhet për nesër

Ndeshja në mes të Tre Penne dhe Gjilanit në kuadër të kualifikimeve për Europa League do të luhet nesër.
Pasi një lojtar kosovar doli pozitiv, ndeshja e sotme u anulua por ka mundësi që të luhet nesër.
Ekipi do t’iu nënshtrohet testeve përsëri dhe nëse të gjithë dalin negativ atëherë loja luhet gjatë ditës së nesërme.
Kjo është një mundësi e skuadrës që të mos u përsëritet ajo çfarë i ndodhi Dritës dhe Prishtinës. /IndeksOnline/