75 Mall Live Search
11:32 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

I vazhdohet mandati për 6 muaj të tjerë Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të dënuarve politikë

Qeveria e Kosovës i ka vazhduar edhe për gjashtë muaj mandatin Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë.

Në mbledhjen e sotme këtij komisioni iu ndanë mjetet financiare, derisa edhe u paraqiten emrat e anëtarëve, ku përfshihen përfaqësues të Ministrisë Drejtësisë, deputetë opozitarë dhe juristë.

Ky komision brenda 15 ditësh do të procedojë në qeveri për planin dhe punën e tyre gjashtëmujore.