Vdesin 10 persona për 24 orë nga COVID, arrin në 448 numri i të vdekurve nga ky virus

Instituti i Shëndetësisë Publike sapo ka publikuar numrin e rasteve të prekura nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Sipas këtij publikimi është bërë e ditur se janë infektuar 162 persona, e janë shëruar 220 të tjerë, transmeton IndeksOnline.
Ndërsa virusit nuk arritën t’i mbijetojnë 10 persona duke e dërguar kështu numrin e të vdekurve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në 448.