Aksident trafiku në rrugën Podujevë-Prishtinë, policia në vendngjarje (Video)
Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të hënë në rrugën nacionale Podujevë–Prishtinë, në fshatin Vranidoll.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen automjete të aksidentuara dhe njësitë policore që kanë dalë në terren për t’u marrë me rastin.
Përveç dëmeve materiale të shkaktuara, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për detaje të reja sapo të ketë informacione shtesë nga autoritetet kompetente./IndeksOnline/

