Hoti takohet me Zemajn e Ramadanin: Do të marrim masat e nevojshme për fillim të vitit të ri shkollor

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në fillimin e vitit të ri shkollor,ka takuar ministri e Shëndetësisë, Armend Zemaj drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (ISHPK), Naser Ramadani dhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi.

Ai ka thënë që sfiduese në këtë kohë të pandemisë mbetet rikthimin i nxënseve në shkolla, andaj dhe ka kërkuar të bëhen të gjitha veprimet e nevojshme.

“Duke vlerësuar punën e stafit shëndetësor të vendit, gjatë këtyre muajve të rëndë të pandemisë COVID 19, sfidë mbetet rifillimi i vitit të ri shkollor, ndaj kërkova që në të gjitha institucionet shkollore të ndërmerren veprimet e nevojshme për respektimin e masave dhe protokollove të caktuara nga ekspertët e shëndetësisë”, ka shkruar Hoti në Facebook. Tutje sic ka njoftuar kryeministri në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme epidemioligjike në vend, me theks të veçantë në menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19, ndaj ka kërkuar po ashtu, që institucionet e shëndetit publik dhe departamentet komunale të shëndetësisë t’i bëjnë përgatitjet e duhura, në mënyrë që të kryhet me kohë edhe vaksinimi i qytetarëve ndaj gripit sezonal, si një masë mbrojtëse parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë COVID