Mbyllet gjithçka – Gjilani vazhdon tutje në Evropa Ligë

Skuadra e Gjilanit ka arritur që me rezultat 1:3 ta mposhtë klubin nga San Marino, Tre Penne.
Kështu, klubi kosovar hyn në histori, pasi arrin të kualifikohet në fazën tjetër të garave në Evropa Ligë, shkruan IndeksOnline
Të parët shënuan vendasit përmes Gai në minutën e 16’të të duelit, por djelmoshat e Mezanit nuk u dorëzuan dhe kështu shënuan edhe tri herë të tjera.
Me golin e Nikaç në minutën e 24′, pastaj me Hajdarin (64′) dhe Hilen krejt në fund, Gjilani arriti të kualifikohet në ruandin e dytë të fazës preliminare të Evropa Ligës.
Kujtojmë se ndeshjen e radhës Gjilani do ta luajë kundër skuadrës nga Qipro, Apoel FC.
