E konfirmon edhe presidenti i Lincoln anulimin e ndeshjes me Prishtinën

Tashmë ndeshja e Evropa Ligës ndërmjet Lincoln dhe Prishtinës është anuluar zyrtarisht.
Përveç klubit të Prishtinës që e bëri të ditur një gjë të tillë, edhe presidenti i klubit të Lincoln për portalin “GBC News” e ka konfirmuar se ndeshja nuk do të luhet, por do të pritet vendimi i UEFA-s, shkruan IndeksOnline
Kështu, sikur edhe herën e parë autoritetet e Gjibraltarit anulojnë ndeshjen e jo UEFA.
President of @LincolnRedImps confirms match is cancelled. Dylan Viagas tells GBC the matter will now go before a UEFA committee which will decide what happens next. pic.twitter.com/dllWB6swmV
— GBC News (@GBCNewsroom) August 22, 2020