75 Mall Live Search
23:27 / E Shtunë, 22 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ndahet nga jeta ish-kryetari dhe futbollisti i Vëllaznimit, Fehmi Macula

Sot futbolli në Gjakovë dhe sporti në përgjithësi ka humbur një ish-sportist të dalluar, sidomos për klubin e Vëllaznimit, Fehmi Maculën.

Macula ishte pjesë e klubit gjakovar në vitet e arta, po ashtu edhe kryetari i klubit atë botë, shkruan IndeksOnline


Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vet klubi i Vëllaznimit përmes një postimi zyrtar në Facebook.

Postimi i plotë i KF Vëllaznimit:

“TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familje Macula me pikëllim të thellë mësuam lajmin për vdekjen e ish-Lojtarit të gjeneratës së artë dhe ish-Kryetari i KF Vëllaznimi FEHMI MACULA

Ngushëllimet më të thella për të gjithë familjarët e familjes Macula, shokëve dhe miqëve.

Prehu në paqe, Fehmi Macula!

KF Vëllaznimi”.