75 Mall Live Search
11:17 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Vdes nga Covid-19 një 73-vjeçar nga Kamenica

Një 73-vjecar nga Kamenica ka vdekur mbrëmë si pasojë e infektimin me Covid-19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, i cili ka bërë apel që të respektohen masat kundër kësaj pandemie.

Ky është postimi i tij i plotë:

Mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i yni 73 vjeçar, si pasojë e #COVID19. Numri i të vdekurve nga ky virus në komunën tonë është 10, ndërkaq lutjet e mia vazhdojnë të jenë të njëjta për të gjithë.

?Bartni maskat, mbani distancën e kujdesuni për higjienën.

Ngushëllime të sinqerta familjes!