Likaj tregon se si do të nisë procesi mësimor: Klasat e para, të dyta dhe të treta e nisin mësimin, më 1 shtator

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, u ka deklaruar medieve pas takimit që ka pasur me kryetarët e komunave, duke treguar se mësimi do të nisë më 1 shtator për parashkollorët, klasët e para, të dyta dhe të treta, ndërsa në fazën e dytë pritet t’u rikthehen bankave shkollore, nxënësit e klasave të katërta, e pesta, e që do të bëhet më 7 shtator, transmeton IndeksOnline.
Likaj ka treguar se në fazën e tretë të rikthimit në bankat shkollore pritet që të rikthehen nxënësit e klasave të 7,8 dhe 9, e pastaj të 10-ta e që do të bëhet më 10 shtator.
Të gjitha këto do të jenë në përputhje me tre skenarët, që tashmë kjo ministri në koordinimin me IKSHPk-në tashmë ka nxjerr.