Rashica në shitje por nuk i ndal golat për Werderin

Milot Rashica vazhdon të mbetet lojtar i Werder Bremenit.
Madje, ai mund të luajë edhe në sezonin e ri me këtë skuadër.
Sulmuesi nga Kosova po kërkohet nga skuadra të ndryshme me RB Leipzig, Aston Villa, West Ham United, Brighton dhe Wolverhampton Wanderers mbetën në garë për të.
Megjithatë ai ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë miqësore me Werderin këtë edicion, ndaj Austria Lustenaut.
Rashica duket në formë para ndeshjeve të shtatorit me Kosovën, ku ka shënuar edhe një gol.
Ylli kosovar realizoi në minutën e 50-të të takimit, pasi u asistua mirë nga kapiteni Selasie në fitoren e Werderit 4-2. /IndeksOnline/