75 Mall Live Search
15:22 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Tetë futbollistët e ritestuar të Prishtinës dalin negativ me COVID-19

Tetë futbollistët e Prishtinës që dolën pozitiv në Gjibraltar sot kanë dalë negativ.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një komunikate zyrtare:

Ky është njoftimi i klubit:

Tetë futbollistët e ritestuar dalin negativ

Dje skuadra ka ritestuar tetë futbollistët e dal pozitiv në Gjibraltar dhe sërish pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, futbollistët kanë rezultuar negativ!

FC Prishtina ka dorëzuar tërë materialin e saj të provave me ndihmën edhe të avokatëve sportiv evropian.

Klubi është në pritje nga vendimi që do të marr Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s.

Duhet theksuar se nuk është vetëm rasti i Prishtinës që po shqyrtohet, në situatë identike ndodhet edhe skuadra më e madhe sllovake, Slovan Bratislava pas dy herë anulimit të ndeshjes në Ishujt Faroe.

FC Prishtina vazhdon të besojë se çdo vendim i UEFA-s do të jetë i drejtë..