75 Mall Live Search
16:41 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Usain Bolt nuk mund t’i ikë koronavirusit, rezulton pozitiv dhe izolohet në shtëpi

Sportisti i njohur, Usain Bolt ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Mediat në Angli shkruajnë që Bolt është izoluar në shtëpinë e tij. Ende nuk dihet nëse atleti nga Xhamajka ka simptoma, transmeton Indeksonline.

Të premten, Usain Bolt bëri një festë për ditëlindjen e tij, ku pati shumë sportistë të ftuar. Në medin e tyre ishin edhe dy futbollistët e njohur, Raheem Sterling dhe Leon Bailey./Indeksonline/