75 Mall Live Search
17:18 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Limaj: S’na duhen koalicione të improvizuara!

Ka përfunduar takimi mes liderëve të koalicionit qeverisës.

Pas këtij takimi për media foli kryetari i NISMA-s Social Demokrate. I njëjti tha se takimi ishte i rregullt ani pse pas një kohe të gjatë, pasi që sipas tij kryeministri ka pasur problem me Covidin.

“Tani zhvilluam rastin ta mbajmë takimin, biseduam për pandeminë, Pakon për Rimbëkëmbjen Ekonomike, parapërgatitjet për vitin e ri arsimor dhe njëkohësisht dhe tema kryesore ishte dialogu me Serbinë.

Ka qenë një shqetësim i përbashkët. Në dialog Kosova është e gatshme dhe do të vazhdojë të marr pjesë me agjendë të qartë dhe ne shkojmë me dialog për njohje. Delegacioni i Kosovës kudo që shkon duhet të jetë i fokusuar në dialog për njohje”, tha Limaj, tregon Indeksonline.

Sa i përket asaj nëse ka lëkundje brenda koalicionit ai tha se ai do të jetë i qëndrueshëm derisa ka korrektësi dhe partneritet.

“Natyrisht kemi biseduar që të kemi takime sa më të rregullta. Në ndonjë rast të caktuar ka edhe vërejtje dhe ndonjë sygjerim. Unë të gjitha shqetësimet e mija çfarë i kam pas i kam folur. Koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm për aq sa ka partneritet korrekt në funksion të detyrave qëndrore. Nuk na duhen koalicione të improvizuara, të cilat s’janë në shërbim të temave madhore.

Unë jam për një qeverisje stabile të fuqishme për tajtimin e temave të ndjeshme për vendin.

Besoj që për këtë fuqi që ka kjo qeveri, ne po duam qeverisje që në tema që po na vijnë më pas koncensus sa më të gjerë, që kryen punë që kanë mbetë nga e kaluara, dhe besoj e  shpresoj që këto tema do të përfdundojnë që mos të mbesin pëer të ardhmën”, tha ndër të tjera Limaj, transmeton Indeksonline.

Sa i përket presidentit, ai tha se s’kanë biseduar, Kosova tashmë ka president dhe kjo temë është e turpshme në këto momente sipas tij./Indeksonline