Kosova shënon viktimën më të vjetër nga Covid 19

Sot në orët e pasdites Kosova ka shënuar viktimën më në moshë që nga pandemia në vend.
Indeksonline mëson se një femër 100 vjeçare ka ndërruar jetë në QKUK. R.B e lindur në janar të vitit 1920.
E ndjera kishte rezultuar pozitiv ndaj Covid 19 pak ditë më parë, ndërsa kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Numri i viktimave në vend tani kalon shifrën e 480 viktimave, sa ishin deri në orën 15-00./Indeksonline/