APOEL transferon ish-sulmuesin e La Ligas para ndeshjes me Gjilanin

Skuadra e APOEL Nicosia të enjten do të zbarkoj në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të përballet me Gjilanin në fazën e parë kualifikuese të Evropa Ligës.
Para ndeshjes me Gjilanin, skuadra nga Qipro ka transferuar dy futbollistë duke e marrë tejet seriozishtë këtë ndeshje, transmeton Indeksonline.
Carlos Dias dhe Omer Atzili janë dy transferimet e fundit të APOEL Nicosias.
Futbollisti, Omer Atzili u transferua nga Maccabi Tel Aviv. Para 3 vitesh ai ishte paraqitur për skuadrën e La Ligas, Granada.
Kurse, Carlos Dias është vetëm 20 vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit të qendrës. Ai është transferuar nga kampionati brazilian i futbolit, saktësisht nga ekipi Parana./Indeksonline/