ZYRTARE: KF Arbëria transferon ish-sulmuesin e FC Shkupit

Skuadra e KF Arbërisë ka realizuar edhe transferimin e fundit në këtë merkato.
Ata kanë zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të njohur, Sunaj Hasan, transmeton Indeksonline.
Në të kaluarën, Hasan kishte luajtur për skuadrat si: FC Shkupi, Vëllazërimi, Labunishtja dhe Sarayönü Belediyespor.
Arbëria në sezonin e ri do të luaj në Superligën e Kosovës./Indeksonline/