U përfol shumë ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, Hoti sot i shkon për vizitë Bashkim Ramosajt

Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komunën e Deçanit. Kjo është bërë e ditur nga Zyra e kryeministrit të cilët kanë bërë të ditur se fillimisht do të bëhet një vizitë në Komunën e Deçanit, me fillim nga ora 11:30 e pastaj do të vazhdohet në Manastirin e Deçanit, transmeton IndeksOnline.
Ndryshe së fundmi temë diskutimi ka qenë ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë. Këto punime ishin pezulluar nga kryeministri Hoti, pas reagimeve të Manastirit të Deçanit se punimet po bëhen në zonën e mbrojtur të tij.
Ndërsa kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj disa herë ka thënë se kjo rrugë do të kryhet me doemos, ndërsa po vazhdon kontesti shumëvjeçar për pronësi midis Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit.