75 Mall Live Search
11:09 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vedat Muriqi arrin në Itali, do të nënshkruajë me Lazion

Gazetari i njohur sportiv në Turqi, Volkan Demir, e ka bërë të kryer transferimin e Vedat Muriqit në Lazio.

Në një prononcim për “A Spor”, Demiri tha se kosovari tashmë është në Lazio dhe së shpejti do të bëhet zyrtare, transmeton Indeksonline.

Për Muriqin pati oferta edhe nga skuadrat e Premier Ligës, por Lazio u tregua më e vendosur për transferimin e tij.

Në Serien A, Roma dhe Milani po ashtu ishin të interesuar për transferimin e tij./Indeksonline/