Vdes edhe një person nga Covidi-19

Edhe një person ka humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19.
Bëhet fjalë për Ardian (Nimon) Shabanaj nga Strellci i Epërm i Epërm i cili ishte prekur me virusin dhe po trajtohej prej disa ditësh.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, transmeton Indeksonline.
Selmanaj ngushëlloi familjen, duke thënë se lajmi për vdekjen e tij është tronditës.

Postimi i plotë:
Lajm tronditës. Ka humbur betejën me Covidin- 19 Ardian (Nimon) Shabanaj nga Strellci i Epërm i Deçanit!
E bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Shabanaj!
Prehu në paqe nipash!
RS