75 Mall Live Search
19:30 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ahmeti i gëzon prishtinasit: Çdo mbrëmje do dezinsektohen lagjet kundër mushkonjave

Shumë persona kohëve të fundit janë ankuar për shkak të pickimit të mushkonjave në Kosovë.

Por siç duket, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po ua gjen zgjidhjen banorëve të kryeqytetit.

Ai ka bërë të ditur se për gjashtë ditë rresht do të dezinsktohen hapësirat e lagjeve kundër mushkonjave, shkruan IndeksOnline.

Postimi:

Këto ditë jemi ballafaquar me një vërshim të mushkonjave që kane ardh me valçn e nxehtë të ajrit në gjithë regjionin.

Prej nesër, e Mërkurë, 26 Gusht fillon faza shtesë e dezinsektimit hapsinor në Prishtinë. Çdo mbrëmje nga ora 19:30 për gjashtë ditë rresht do të trajtohen hapësirat e lagjeve të ndryshme në qytet dhe zonat rurale.

Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin!