75 Mall Live Search
11:50 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

USAID-i i dhuron Kosovës termoskanerë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se USAID-i përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë i ka dhuruar termoskanerë MSH-së , shkruan IndeksOnline.

Ai tha se këto pajisje do t’i shërbejnë personelit shëndetësor që vepron në pikat e frekuentuara nga qytetarët siç është Aeroporti, apo edhe pikat e tjera kufitare.

Postimi:

Së bashku me zëvendësambasadorin e SHBA-së Nicholas Giacobbe, znj. Ulrika Richardson, koordinatore e UNDP-së dhe znj. Lisa Magno, drejtuese e USAID-it morëm pjesë në pranim dorëzimin e donacionit me termoskanerë të dhuruar nga USAID-i përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë.

Këto pajisje do t’i shërbejnë personelit shëndetësor që vepron në pikat e frekuentuara nga qytetarët siç është Aeroporti, apo edhe pikat e tjera kufitare. Ndërsa do të përmirësojnë shërbimet në funksion të parandalimit të përhapjes së Covidit-19 dhe të sëmundjeve të tjera ngjitëse.

E inkurajoj personelin shëndetësor që pajisjet e siguruara nga miqtë tanë, USAID-i përmes OBSH-së, të përdoren në mënyrën më të drejtë dhe t’i shërbejnë qëllimit fisnik të donatorëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës në vazhdimësi do të përpiqen për të siguruar kushte sa më të mira për punë, e mirëqenie për stafin shëndetësor dhe shërbime sa më cilësore dhe të sigurta për qytetarë e vendit.

Shprehim mirënjohje dhe falënderim për këtë ndihmë shumë të vlefshme nga UNDP-ja dhe OBSH-ja!