75 Mall Live Search
16:59 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mbledhja e Qeverisë/ Aprovohet plani për nisjen e vitit të ri shkollor

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, meqë rast ka miratuar propozim-vendimin e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj për hapjen e shkollave me datën 1 shtator.

Mësimi do të zhvillohet në tri faza, transmeton Indeksonline.

“Vendimet për fillimin e vitit shkollor mund ta bëjmë menjëherë nëse aprovohet ky master-plan. Fillimisht  bëhet në tri faza, duke filluar nga data 1 shtator. IKSHPK-ja na ka thënë se është e pamundur të bëhen plane afatgjate dhe ne kemi bërë që pajisjet dezinfektuese të jenë në secilin objekt shkollor. Nuk mund të bëjmë plane më shumë se 12 javë” theksoi minsitri Likaj.

Mirëmbajtja e shkollave parashihet të bëhet sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, kurse janë ndarë afro 9 milionë euro për realizmin e mastër-planit./Indeksonline/