75 Mall Live Search
17:03 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hoti kërkon nga opozita të dërgojnë një përfaqësues në takimin që do të zhvillohet në Washington

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është deklaruar sot para mediave ku tha se kanë një dakordim me partnerët e koalicionit për takimin e së enjtes në Bruksel.

Hoti deklaroi se në takimin e Brukselit do të flitet për fazën e njohjes finale.

““Ju e dini se kemi një dakordim me partnerët e koalicionit që ne dialogun e bëjmë për njohje reciproke. Nesër diskutimet janë në fazën për njohje finale. Nesër do të diskutojmë për çështje ekonomike”, tha Hoti.

Ai gjithashtu shtoi se do të kërkojnë nga opozita një përfaqësues për takimin në Washintgon.

“Jemi duke finalizuar delegacionin e dialogut që do të kryesohet nga unë si kryeministër. Unë u kamë dërguar letër partive opozitare që ta dërgojnë një përfaqësues në takimin e Washingtonit”, tha Hoti./Indeksonline/