75 Mall Live Search
09:44 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

59 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë

59 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 42 janë në oksigjenoterapi dhe një është në respirator.

Pesë persona të tjerë kanë arritur që të shëroheshin nga virusi korona.

“5 Pacientë janë shëruar gjatë 24- orëve të fundit nga Covidi-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në respirator, 42 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.

Gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 165 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

18 pacientë janë shtrur për trajtim të mëtejshëm.