I fton Franca, por Pogba dhe një yll tjetër dalin pozitivë me Covid-19

Didier Deschampi ka prezantuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Suedisë dhe Kroacisë.
Në listë nuk kanë qenë të përfshirë ylli i Manchester Unitedi, Paul Pogba dhe ai i Tottenhamit, Tanguy Ndombele.
Trajneri, Kampion i Botës ka njoftuar se dy futbollistët që luajnë në Premierligë nuk mund të bashkohen me skuadrën pasi që kanë dalë pozitivë me koronavirusin.
Ata do t’i nënshtrohen një izolimi derisa testi i tyre të dalë negativë. /IndeksOnline/