75 Mall Live Search
16:22 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

“James Bond”-it i vdes babai

Babai i Daniel Craig Tim Craig ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeç.

Ylli i James Bond thuhet se është me zemër të thyer pasi babai i tij humbi betejën e tij me kancerin e mëlçisë javën e kaluar.

Tim besohet të ketë qenë me gruan e tij Kirsty si dhe fëmijët Daniel dhe gjysmë vëllain e tij Harry në momentet e tij të fundit. 

Daniel kishte një ngjashmëri të habitshme me babanë e tij, i cili ndoqi premierën e Casino Royale– aventura e parë e Danielit si Bond.

 Dy vjet më vonë, çifti tregoi mbështetjen e tyre për Danielin edhe një herë kur morën pjesë në një premierë tjetër të Quantum of Solace .

Përkundër mbështetjes publike të djalit të tij, Tim më parë zbuloi se ai preferon ta mbajë jetën e tij familjare jashtë vëmendjes.

“Ai nuk flet për mua dhe unë nuk flas për të, por natyrisht unë jam jashtëzakonisht krenar për të pasi ai është një aktor shumë i mirë”./Indeksonline/