KFOR-i amerikan viziton një nga xhamitë e Kosovës

Hoxhë Labinot Maliqi, ka bërë të ditur se sot në xhaminë “Baderi Kamberi” ka pasur musafir Kapelanin e KFOR-it, nënkolonelin Jacob A. Scott dhe bashkëpuntorin e tij nga Kampi Bondsteel i Ushtrisë Amerikane.
Ai tha se në takim u diskutuan tema të gjera, transmeton IndeksOnline.

“Sot kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë të mirëpres Kapelanin e KFOR-it, nënkolonelin Jacob A. Scott dhe bashkëpuntorin e tij nga Kampi Bondsteel i Ushtrisë Amerikane.

Ne së bashku diskutuam për një gamë të gjërë temash, dhe njëkohësisht ndihem i inkurajuar nga vizita e tij në xhaminë tonë. Sa i bekuar, i sigurt dhe premtues është vendi ynë me prezencën e Ushtrisë Amerikane.
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, tha ai./IndeksOnline/

