“Skifterat” e djegin flamurin grek, brohorasin “Kosova është zemra e Shqipërisë”

Përkundër që sonte pësuan disfatë nga klubi i APOLE në fazën e parë të Evropa Ligës, “Skifterat” e Gjilanit ishin energjik pas ndeshjes.
Nga një video e publikuar në faqen e “Ultras Skifterat” në Facebook, shihet një grup i tifozëve të Gjilanit që brohorasin “Kosova është zemra e Shqipërisë”, teksa dy prej tyre djegin falmurin grek, shkruan IndeksOnline
Kutojmë se takimi në mes Gjilanit dhe Apoel i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi në 0:2.
Kështu me këtë ndeshje, Gjilanit i shuhet “ëndërra” për garat evropiane.