75 Mall Live Search
16:34 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Asgjë nuk ka ndryshuar: Çdo kush që shkon nga Kosova në Slloveni duhet t’i nënshtrohet karantinës prej 14 ditësh

Sllovenia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si vend me rrezikshmëri të lartë për virusin korona. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook të Ambasadës së Kosovës në Slloveni, transmeton IndeksOnline.

Kjo ambasadë sapo ka njoftuar se duke u bazuar në vendimet e institucioneve të Republikës së Sllovenisë, Republika e Kosovës është ndër vendet që vazhdon të jetë në listën e kuqe të shteteve sa i takon situatës aktuale epidemiologjike rreth Covid-19, që do të thotë se të gjithë personat që vijnë nga Kosova në Slloveni, duhet t’i nënshtrohen një karantine të obliguar (vetizolimi) 14 ditësh.

Ndërsa është bërë e ditur se për kalim transit nëpër Slloveni, është paraparë që territori i Sllovenisë duhet të lëshohet brenda 12 orësh.