A do të nënshkruaje me Messin? Klopp i përgjigjet kështu gazetarit

Gjatë kësaj jave në të gjitha mediat botërore temë diskutimi ishte largimi i Leo Messit nga Barcelona.
Edhe pse ende nuk ka një vendim zyrtar se ai po e lë Barçën, tashmë shumë skuadra janë të interesuar që të firmosim me të, shkruan IndeksOnline
Ndërkaq, edhe Klopp është i interesuar që të nënshkruaj me të, por thotë se nuk ka para për të sjellë në skuadrën e Liverpoolit një futbollist si Messin.
“A do të nënshkruaje me Messin? E pamundur. Numrat nuk janë për ne”.
“A jeni të interesuar? Kush nuk do të donte ta kishte Messin në ekipin e tyre? Por s’ka shanse. Ai është lojtar i mrekullueshëm”, tha ai.
Siç raportojnë mediat, Messi ka vendosur përfundimisht që ta lë Barcelonën.