Presidenti Thaçi ju sugjeron që të dielave të shkoni në Liqenin e Batllavës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar një video të Liqenit të Batllavës.
Ai ka shkruar se për një të diele të këndshme, Liqeni i Batllavës është shumë i bukur, transmeton Indeksonline.
Thaçi shtoj se hapësirat përreth e bëjnë një atraksion të vërtet dhe të përshtatshëm për një piknik.
Postimi i plotë i tij:
Të diele të këndshme ???
Liqeni i Batllavës është shumë i bukur. Ajri i mirë, hapësira përreth e bëjnë atraksion të vërtetë dhe shumë të përshtatshëm për piknik, çiklizëm, lundrim, peshkim dhe aktivitete të shumta relaksimi. HTH??