75 Mall Live Search
10:28 / E Diele, 30 Gusht 2020 / indeksADMonline

Suarez grumbullohet me Barcelonën, gati për testin e Covid-19

Skuadra e Barcelonës sot do të fillojë stërvitjet e para për sezonin e ri, e futbollistët duhet t’i nënshtrohen testeve të reja për Covid-19.

Nën urdhërat e Koman, futbollistët e Barçës do të zhvillojnë sot stërvitjet, por pa njeriun kryesor, Messin, shkruan IndeksOnlin.


Ndonëse Messi ende nuk u pa në terrenin e stërvitjeve të Barcelonës, Suarez tashmë ka udhëtuar për atje, ku pritet të kryej testin “PCR”.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur në Spanjë,”Mundo Deportivo”.