Ismet Beqiri publikon fotografi nga takimi me Doll, tregon kujtime nga ky takim

Deputeti nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri ka ndarë sot disa fotografi të realizuara vite me parë me Senatorin Doll dhe senator të tjerë amerikanë të cilët kishin ardhur në Prishtinë.
Beqiri tha se 30 vite më parë u hap dera e shpresës dhe u shtri dora e miqve amerikan.
Kurse me pllakën përkujtimore dhe bustin që iu shpalos sot senatorit Doll në Prishtinë, ai do të jetë gjithmonë në mesin tonë, transmeton Indeksonline.
Beqiri tha se ishte i privilegjuar ta takojë atë njeri të madh.
Postimi i plotë:
Historike.
30 vite më parë u hap dera e shpresës dhe u shtri dora e miqëve amerikan.
Senatori Robert Doll dhe 6 senator të tjerë amerikan erdhën në Prishtinë.
Ata i takoi Lideri i shqiptarëve, Presidenti Historik Ibrahim Rugova.
Me pllakën përkujtimore dhe bustin e tij në Prishtinë, ai do të jetë gjithmonë në mesin tonë.
Isha i privilegjuar ta takoj këtë njeri të madh.
Faleminderit Bob Doll, faleminderit Amerikë, për gjithë atë që keni bërë dhe po bëni për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Zoti e bekoftë miqësinë e përhershme të Kosovës me SHBA.????
I.Beqiri