Edhe një “kapadai” te Barcelona, Umtiti shkel rregullat dhe nuk paraqitet në kampion stërvitor

Barcelona nuk ka vetëm problemin që lidhet me Messin.
Në fakt, në orët e fundit shpërtheu çështja e lidhur me Umtiti.
Mbrojtësi francez nuk u paraqit në Ciutat Esportiva për prova dhe stërvitje këtë mëngjes, duke e justifikuar veten se ishte ende në karantinë, pasi u gjet pozitiv me COVID-19.
Sipas raportimit nga Cadena COPE, megjithatë, disa dëshmitarë e kanë parë francezin këtë pasdite në terminalin e fluturimeve private në Barcelonë, i sapombërritur.
Nëse kështu është, padyshim që lojtari ka shkelur protokollin e sigurisë ose ka gënjyer drejtpërdrejt klubin për gjendjen e tij.