75 Mall Live Search
15:58 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / C E

Silva prezantohet te Real Sociedad, tregon pse e “tradhtoi” Igli Taren

David Silva u prezantua sot si lojtari i ri i Real Sociedad.

Mesfushori spanjoll u transferua te skuadra e La Ligas me kosto zero pasi i kishte përfunduar kontrata me Manchester Cityn.

Silva i kishte premtuar edhe Igli Tares se do të bashkohet me të, por tani ai ka treguar edhe pse ka zgjedhur Sociedadin, shkruan Indeksonline.

“Kam pasur oferta të shkëlqyera dhe nga e gjithë bota, por në fund zgjodha Realin për stilin e tyre të lojës. Për mua dhe familjen time ishte dëshira e madhe të ktheheshim në Spanjë! Arsyet personale ndikuan që unë të vij këtu, sepse vite më parë unë jetoja në vendin bask (sezoni Eibar, 2004/05) dhe u gjenda shumë mirë”, ka thënë Silva.

Ai ka qenë një nga lojtarët më të Mirë të Manchester Cityt vitet e fundit duke qenë i pazëvendësueshëm në rolin e tij. /IndeksOnline/