75 Mall Live Search
19:04 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Skënderaj: Një shtëpie i shkon rrjeti i kanalizimit te dera, e për 10 familje s’ka mundësi

Janë dhjetë shtëpi, të cilat kanë mbetur pa rrjetë të kanalizimit dhe pa rrugë të asfaltuar tash e 20 vite pas luftës. Janë këta banorë të lagjës “Martirët e Lubovecit”, të fshatit Lubovec të komunës së Skenderajt, e të cilët në adresë të IndeksOnline kanë shprehur shqetësimin e tyre.

Ata i kanë treguar IndeksOnline, se kanë mbetur vetëm këto 10 shtëpi të një lagjeje ende pa rrjetë të kanalizimit dhe pa asfaltim të rrugës.

Sipas tyre përkundër ankesave e kërkesave që kanë dorëzuar në organet komunale, asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje pozitive, duke u thënë se “s’janë në projekt”.

IndeksOnline ju sjell pamje: