75 Mall Live Search
11:05 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Akademia e Shkencave e Kosovës shpall zgjedhjet

Akademia e Shkencave e Kosovës ka shpallur sot zgjedhjet e reja. Lajmi jepet nga ASHAK-u ku njoftohet edhe miratimi i qarkores për kandidatët e ri.

“Ju njoftojmë se Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 31 gusht 2020, vendosi të shpallë zgjedhjet për anëtarë të saj, më 1 shtator 2020 dhe miratoi qarkoren për propozimin e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë…

Qarkorja do t’u dërgohet të gjitha këshillave të fakulteteve të universiteteve publike dhe këshillave shkencorë të instituteve që financohen nga buxheti i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ASHAK-ut./Indeksonline/