Nëse Drita e kalon Sileksin, e pret “ferri” në rundin tjetër

Sot është tërhequr shorti për rundin tjetër të kualifikimeve në Evropa Ligë.
Drita që do të ndeshet me Sileksin e Maqedonisë, nëse e mposhtë maqedonasit, atëherë në raundin tjetër do të kenë punë me gjigantin polak, Legia Warszawa, transmeton Indeksonline.
Nëse klubi nga Gjilani arrin ta mposhtë Sileksin, atëherë do të bëhet ekipi i parë kosovar, që arrin në raundin e tretë./Indeksonline/