75 Mall Live Search
15:06 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pas Rakiticit, radhën e ka ky futbollist të largohet nga Barcelona

Pak minuta më parë Barcelona lajmëroj se mesfushori kroat, Ivan Rakitic është transferuar tek Sevilla.

Por, ky nuk do të jetë largimi i vetëm këtë merkato, transmeton Indeksonline.

Gazetat spanjolle shkruajnë se pas Rakiticit, do të largohet edhe Arturo Vidal.

Kiliani është shumë afër transferimit tek ekipi italian, Inter. Ai është pajtuar që të transferohet tek “Zi e kaltër”./Indeksonline/