75 Mall Live Search
16:49 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Rekord i personave të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri, brenda 24 orëve

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastarliu ka dhënë një lajm shumë pozitiv sa i përket situatës me COVID-19.

Ministrja bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 227 persona, që është numër rekord i të shëruarve nga ky virus, transmeton Indeksonline.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkroi ajo.

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Shqipëri janë shëruar 5 mijë e 441 persona./Indeksonline/