Van-Dave Harmon largohet nga Feronikeli, kjo është skuadra e tij e re

Van-Dave Harmon largohet nga Feronikeli pas gjashtë muajsh pasi u bashkua nga Drenica.
Futbollisti nga Liberia do të vazhdoj karrierën e tij në Shqipëri te skuadra e KF Laçit.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vetë lojtari që ka pranuar se do të luaj në Kategorinë Superiore.
Harmon ka zhvilluar 23 ndeshje në Superligën e Kosovës në sezonin e kaluar duke shënuar shtatë gola. /IndeksOnline/