E kryer: Barcelona rrëmben yllin e Liverpoolit

Georginio Wijnaldum është gati të largohet nga Liverpooli pasi që ka rënë dakord për kushtet me Barcelonën.
Mesfushori holandez është lidhur me një kalim në Camp Nou pas emërimit të Ronald Koeman si trajner i katalonasve, shkruan Indeksonline.
mesfushori është i gatshëm të lë Anglinë për Spanjën pavarësisht se ishte një nga lojtarët kyç të formacionit të Kloppit në sezonin e kaluar.
Sipas “Sport”, klubet tashmë kanë filluar negociatat për ta gjetur një mënyrë për ta transferuar holandezin.

Raportohet se Barcelona është e gatshme që të ofroj rreth 20 milionë euro për 29 vjeçarin.
Wijnaldum ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Liverpool pa asnjë shenjë që të zgjatë kontratën në Anfield.

Lojtari ka shënuar 19 gola në 187 ndeshje për Liverpool që prej transferimit në klub nga Newcastle katër vjet më parë.
Ai do të mbahet mend sidomos për ndeshjen e tij përfekte në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. /IndeksOnline/