75 Mall Live Search
11:30 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / C E

Futbollisti kosovar i Shqipërisë del pozitiv me koronavirus, ia bën sherrin edhe shokut të tij

Kombëtarja e Shqipërisë është tronditur nga rezultatet e testeve të koronavirusit përpara nisjes në tokën bjelloruse.

Mbrojtësi i Hajduk Splitit Ardian Ismajli (Hajduk Split) ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Pas marrjes së rezultateve, stafi mjekësor i kombëtares ka futur në izolim dhe lojtarin tjetër të Shqipërisë Ylber Ramadani, i cili ka qëndruar në një dhomë me Ismajlin. Lajmi raportohet nga “Proçesi Sportiv”.

Për rrjedhojë, Ismajli dhe Ramadani nuk do të udhëtojnë të premten për në Bjellorusi. /IndeksOnline/