Dua Lipa thotë se puthjen e parë e mori në moshën 17 vjeçare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundi ka realizuar intervistën ku edhe ka folur për jetën personale.
Duke u përgjigjur shkurt në 30 pyetjet për “W Magazine”, Dua zbuloi detaje që nuk i keni ditur më herët.
Hipur mbi një dem lëvizës, Dua pa hezitim është përgjigjur në të gjitha pyetjet, madje edhe në ato private.
Ylli kosovar i muzikës u pyet se kur e kishte dhuruar puthjen e parë, ndërsa përgjigja e Duas ishte se kjo ndodhi në moshën 17 vjeçare.
Ndër pyetjet e tjera ishte se cili është qyteti i saj i preferuar, Londra apo New York, zgjidhja e të cilës ishte Londra pasi edhe është qyteti që i ndihmojë të formohet artistikisht dhe konsiderohet shtëpija e saj e dytë pas Prishtinës./Indeksonline/