75 Mall Live Search
16:24 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Maltretimi i kosovarëve në kufirin e Hungarisë, presin mbi tri orë e u hidhen në kontejnerë shumë gjësende që morën me vete

Kosovarë të shumtë të cilët ishin nisur drejt Gjermanisë janë detyruar që të presin për më shumë se tri orë sot në kufirin e shtetit të Hungarisë.

E gjithë kjo pasi udhëtarëve të cilët ishin në autobusë iu është dashur të dalin jashtë që t’u kontrollohen të gjitha torbat që kishin me vete.

Lexues të Indeksonline të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se udhëtarët të cilët kishin me vete më shumë se dy paketime me cigare, iu është dashur të paguajnë nga 100 euro.

“Duhan, speca turshi, suxhuk”, e shumë produkte të tjera të cilat i kishin marrë me vete në rrugën drejtë Gjermanisë i janë hedhur nëpër kontejnerë.

Indeksonline ka siguruar edhe një video, ku shihen kosovarët duke pritur në pikën kufitare të Hungarisë, prej disa orësh./Indeksonline/