75 Mall Live Search
12:01 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Agim Çeku ftohet nga Specialja, në cilësinë e të dyshuarit

Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga vetë Çeku.

“Po mund t’u konfirmojë se jam i ftuar nga Specialja. Jam i thirrur që të paraqitem me datën 28 shtator”, tha shkurt Çeku.

Ai poashtu theksoi se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Gjykata Speciale ka ftuar vazhdimisht emra të njohur kosovar për t’u intervistuar në Hagë, e një ndër ta tashmë është edhe Çeku, i cili ishte edhe kryeministër i Kosovës ën vitin 2006./Indeksonline/