75 Mall Live Search
13:59 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Grenell para takimit: Lëjeni mënjanë politikën, Kosova dhe Serbia meritojnë normalizim ekonomik

Emisari special i presidentit amerikan, Richard Grenell ka deklaruar se populli i Kosovës dhe i Serbisë meriton normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi të zhvilluar.

“Sot jam përqendruar te të rinjtë që duan karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin. Ju kam dëgjuar dhe unë do të shtyjë procesin fortë përpara, për ju. Le ta lëmë mënjanë politikën”, tha Grenell, transmetona Indeksonline.

Prej disa ditësh në SHBA gjendet delegacioni i Kosovës si dhe ai i Serbisë, të cilët sot dhe nesër pritet të zhvillojnë takime të rëndësishme për të dy vendet.

Madje gjatë këtyre ditëve pritet të nënshkruhen dhe disa marrëveshje të cilat në përgjithësi kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik./Indeksonline/