Mot me diell edhe gjatë dy ditëve të ardhshme

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.